Elbasan, kapen dy të shumëkërkuar ndërkombëtarë

21/04/2012 00:00

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur kapjen e dy persona, të cilët ishin shpallur ne kerkim nderkombetar.

Pas nje operacioni te mireorganizuar policia arriti te ndaloje Namik Demaj, lindur ne Fier dhe banues në Elbasan, i cili ishte denuar nga Gjykata e Firences, për kryerjen e veprës penale “Pjesemarrje në organizate kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, si dhe Fadil Alushi banues ne Peqin, i cili ne vitin 2003  është shpallur në kërkim nderkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale “Krime kunder femijeve, Trafikim i qenieve njerëzore, Perdhunim, Pjesëmarje ne organizate Kriminale dhe Shfrytezim prostitucioni”.

Ndaj këtyre personave pritet të fillojnë procedurat e ekstradimit në Itali.

Top Channel