Afganistan, ushtarët SHBA hetohen për drogë

21/04/2012 17:45

Ushtria amerikane nisi një hetim për 56 pjesëtarë të trupave të saj në Afganistan të cilët dyshohen si pjesë e një rrjeti të konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ushtarakët dyshohen se kanë konsumuar personalisht dhe shpërndarë mes kolegëve të tyre opium, heroinë, morfinë dhe derivate të tjera të opiumit në vitin 2001 dhe 2011, dy vite kur vdiqën nga mbidozë 8 pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Afganistan.

Hetimet janë nisur nga Komanda e Krimeve të Ushtrisë dhe mendohet se të dhënat e grumbulluara nga ky aktivitet janë vetëm një pjesë e vogël numrit të vërtetë të ushtarëve amerikanë konsumues të lëndëve narkotike nëpër misione ushtarake.

Top Channel