Vlorë, grabitet me armë komuna Hor-Vranisht

20/04/2012 00:00

Një person i maskuar grabiti nën kërcënimin e armëve zyrat e komunës Hor-Vranisht, në rrethin e Vlorës, mëngjesin e ditës së premte.

Grabitësi detyroi financiaren të hapte kasafortën, nga ku mori paratë. Megjithatë, në mënyrë që të sigurohej se askush nuk do të ndërhynte, ai mori peng financieren, duke e lënë të lirë pas vetëm 600 metrash rrugë.

Policia ka lëshuar një aksion të gjerë për kapjen e grabitësit, i cili është ende i paidentifikuar . Së fundmi, grabitjet janë shndërruar në një fenomen tepër të përhapur dhe kërcënues të sigurisë publike.

Banka dhe argjendaritë janë vendosur vazhdimisht nën shënjestrën e grabitësve, përfshirë famëkeqin Viktor Gushin, autorin e dy vrasjeve gjatë aksioneve të tij me armë. Më parë gjatë javës, një tentativë grabitje e një argjendarie në kryeqytet përfundoi me arrestimin e tre të rinjve të moshës 18-20 vjeç.

Top Channel