Zyra e komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka deklaruar se shkollat private nuk e zbatojnë detyrimin e tyre ligjor.

Dhjetë prej tyre janë gjobitur nga ky autoritet, i cili bëri publik gjithashtu edhe disa sanskione të ndërmarra ndaj kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri.

Por, me probleme në ruajtjen e të dhënave personale, sipas komisionerit, janë edhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ALUIZN-i, si dhe Albtelekom.

Drejtori i marrëdhënieve me publikun i komisionerit bëri thirrje për të gjithë subjektet, qoftë shtetërore apo private, që të njoftojnë për të dhënat që përpunojnë, në të kundërt do të përballen me gjoba.

“Në këto amendime që po diskutohen, vlera e gjobës parashikohet të 10-fishohet. Prandaj ju bëjmë thirrje subjekteve që të informojnë komisionerin për të dhënat që kanë, ndryshe do të ketë sanksionime”, deklaroi Igli Pirra.

Komisionieri ka gjobitur gjithashtu edhe shkollat e mesme “Sami Frashëri”, “Jordan Misja”, “Petro Nini” dhe “Abdulla Keta”.

Top Channel