Sëmundje misterioze në Vietnam

20/04/2012 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka marrë ende një kërkesë zyrtare nga autoritetet vietnameze për t’i ndihmuar për sëmundjen misterioze që i ka marrë jetën 19 personave.

Janë rreth 170 të prekur nga sëmundja e rrallë e lëkurës. Në një artikull të shkruar në gazetën online në gjuhën angleze nga “Vietnam’s Daily”, viktimat janë nga provinca Kuanjg Ngai.

OBSH garanton se zyrat e Vietnamit dhe Filipineve janë të gatshme t’i garantojnë ndihmë qeverisë vietnameze, menjëherë sapo të paraqitet kërkesa zyrtare për të hetuar mbi sëmundjen.

Top Channel