Procesi gjyqësor për vrasjen e taksistit

20/04/2012 00:00

Një burgim të përjetshëm dhe 43 vite burg në total për 5 të dyshuarit e tjerë ishte pretenca e Prokurorisë së Korçës në proçesin gjyqësor për vrasjen e taksistit Fredi Talelli.

Burg i përjetshëm është kërkuar për të pandehurin Elkjero Revani, ndërkohë që për Arnest Xhaçkën, Kastriot Paplekën, Domeniko Kumrien, Amarildo Selmanin dhe Jurgen Zeqon në total janë kërkuar 43 vite burgim. 

Elkjero Revani dhe Arnest Xhaçka akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim me pasojë vdekjen” të taksistit Fredi Talelli, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2010, ndërsa katër të rinjtë e tjerë akuzohen për pengim të zbulimin të së vërtetës dhe përkrahje të autorëve pas kryerjes së krimit,

Cështja po rigjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë pas kthimit që bëri Apeli në nëntor të vitit të kaluar “për shkelje të rënda proceduriale” gjatë gjykimit.

Top Channel