Në një mënyrë apo tjetrën, Kosova synon të afrohet me pesë vendet e Bashkimit Europian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Zëvendësministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi njoftoi hapjen e një konference ndërkombëtare që mban emrin “Kosova e thërret, e bashk me të edhe publikimin e një libri udhërrëfyes diplomatik me po të njëtin emër. Ministria Kosovare e Punëve të Jashtme e ka të qartë se është vështirë të fitohen njohjet e pesëshes, por sipas zëvendësministrit Selimi do të mjaftonte sikur këto shtete të mos e bllokonin rrugën e Kosovës drejtë BE-së.

“Është shumë e rëndësishme të kemi në një libër projektin përfundimtar, që të tregojë se nga duhet të orientohemi, në mënyrë që të zbusim bllokadat ndërkombëtare, për të marrë një përkrahje të Kosovës në rrugën integruese në BE, deri në njohjen finale. Konferenca është e rëndësishme pasi do të sjellë në Kosovë përfaqësuesit e këtyre pesë shteteve që nuk e njohin, përfshi edhe Qipro për herë të parë, por edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Me mbërritjen e tyre në Kosovë, do të kemi edhe debat të hapur me diplomatë të këtyre shteteve për të përcaktuar mënyrën se si duhet të vazhdojmë në rrugën tonë”, deklaroi zëvendësministri Selimi.

Libri është publikuar nga fondacioni i Kosovës për shoqëri të hapur. Këtu janë të përmbledhura qëndrimet e pesë shteteve në fjalë përballë Prishtinës zyrtare.

Siç është shkruar në këtë libër, Spanja përshembull nuk ka hequr prej asnjërit nga argumentet fillestare për kundershtimin e pavarësisë së Kosovës, por më pak nënvizohet rezoluta 1244 e KB integriteti territorial dhe në përgjithësi e drejta ndërkombëtare pas mendimit te Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Pa pëlqimin e këtyre pesë shteteve, të gjitha që do të vijnë pas studimit të fizibilitetit apo çdo procesi tjetër do të jenë të pamundura pa përkrahjen e tyre. Për këtë arsye, rezultatet e para do t’i shohim kur këto pesë shtete nuk do të jenë më refuzuese ndaj axhendës sonë europiane”, deklaroi Luan Shllaku, drejtues i fondacionit për shoqëri të hapur.

Sa i përket qëndrimit të Sllovakisë, ekspertet kanë vlerësuar se është vështirë të ndodhë ndonjë ndryshim i shpejtë i qëndrimit ndaj njohjes, por mundësia për ndryshim gradual në qasje qëndron e hapur, që mund të formësohet dhe të ndikohet nga një numër faktorësh më tepër të jashtëm, siç janë zhvillimi në rajon dhe në nivelin ndërkombëtare.

Libri nënvizon se mundësitë e njohjes nga Rumania janë të pakta. Dy arsyet për këtë janë politika e jashtme e Rumanisë dhe mënyra e përshtatjes së çështjes së Kosovës, dsi dhe situata e brendshme politike, pasi çështja e Kosovës lidhet ngushtë me interesat e brendshme dhe të jashtme të administratës aktuale.

Greqia është shteti i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë, por sipas këtij punimi marrëdhëniet në fusha të ndryshme mes dy vendeve shkojnë shumë përtej politikes së njohjes. Ndërkaq që ndryshimi i qëndrimit të Qipros do të bazohet në rezultatin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA