Bërthamoret, SHBA akuzojnë Kinën

20/04/2012 16:50

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se ka ndihmuar Korenë e Veriut për të zhvilluar programin e raketave.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta iu drejtua anëtarëve të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në dhomën e përfaqësuesve, duke thënë se është i bindur kur flet për ndihmën që Pekini i ka dhënë Penianit.

“Jam i sigurt se ka patur ndihmë nga Kina. Nuk e di sa shkon kjo. Mendoj se duhet të përballemi me të, sa i takon ndjeshmërisë ndaj këtij informacioni. Por sigurisht që ka patur ndihmë”, deklaroi Panetta.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit prej vitit 2006 deri në 2009, ndalojnë ndihmën për Korenë e Veriut në programin e raketave balistike.

Kina mohon gjithçka duke ripërsëritur se është plotësisht kundër përhapjes së bërthamoreve, në respektim të plotë të rezolutave të OKB-së.


Të djelën më 15 prill
, në paradën ushtarake për të përkujtuar themeluesin e Koresë së Veriut, u vu re një transportues modern, që sipas ekspertëve ushtarakë është një model kinez.

Fqinji i fuqishëm i Koresë së Veriut mbetet aleati më i madh për lidhjet ushtarake dhe ekonomike, të cilat ndjekin origjinën komuniste të dy vendeve.

Të enjten Peniani deklaroi se nuk do të njohë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, duke lënë të nënkuptohet se mund të kryejë një test të tretë bërthamor. Javën e kaluar, Koreja e Veriut u përpoq të hidhte në orbitë një satelit për motin, por testi dështoi.

Sipas Shteteve të Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore ishte lëshimi i një rakete me rreze të gjatë veprimi, në gjendje për të transportuar mbushje bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA