Një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua ditën e enjte në Beograd, lajmëruan burime zyrtare.

Njësia policore e luftës kundër krimit të organizuar vendosi në pranga pesë persona, në vazhdimin e operacionit “Rrjeta”, i cili synon eliminimin e shitjes së substancave narkotike pranë shkollave.

Sipas të përditshmes “B92”, policia është duke zhvilluar kërkime në banesa dhe në pesë zona që frekuentoheshin prej të dyshuarve.

Ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht kandidati për president, Ivica Daçiç, informoi se të arrestuarit janë pjesë e një grupi të organizuar që është në gjendje të prodhojë droga sintetike si metamfetamina, e cila më pas eksportohet në vendet e Bashkimit Europian.

Ekzistojnë prova se të prangosurit eksportonin personalisht sasi të ndryshme droge në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Gjermani, duke shitur një kilogram metamfetaminë për 20 mijë euro.

Top Channel