Meksikë, indigjenët mbrojnë pyjet

19/04/2012 19:35

Tetë të vrarë dhe dhjetra të plagosur është bilanci i përleshjeve mes bandave ilegale të shfrytëzimit të pyjeve dhe banorëve indigjenë, mbrojtës të tyre, në shtetin Michoacan në Meksikë.

Përleshjet kanë ndodhur në rajonin e Purepecha-s, habitat i një komuniteti të konsiderueshëm indigjenësh.

Michoacan është ndër shtetet më të prekura nga shpyllëzimi pa kriter në Meksikë, e për këtë banorët indigjenë vendas në këto rajone, që i konsiderojnë pyjet “të shenjta”, janë organizuar vullnetarisht me patrulla të armatosura për mbrojtjen e tyre.

Top Channel