Lushnje, burri vret gruan me çifte

19/04/2012 09:20

Krimi brenda familjes ka tronditur rrethin e Lushnjes mëngjesin e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në fshtatin Çermë Pasha, rreth orës 6:00.

Çifti Shazivar dhe Lahe Sina janë përfshirë në një debat dhe në gjaknxehtësi e sipër bashkëshorti e ka qëlluar gruan e tij me një armë gjahu që e mbante në shtëpi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçares.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe 60-vjeçari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Çifti jetonte i vetëm pasi fëmijet i kishte në emigrim.

Sipas policisë dhe banorëve të zonës, shkak i mundshëm i kësaj ngjarjeje kanë qenë kushtet ekonomike dhe borxhet që autori i krimit ua kishte personave të tjerë.

Nurmi i vrasjeve të këtij lloji është tepër i lartë për një vend me popullësi të vogël si Shqipëria, ndërkohë që autoritetet flasin për një rënie të kriminalitetit.

Top Channel