Vejushat e Bin Laden do të debohen nga Pakistani

18/04/2012 00:00

3 vejushat e Osama bin Laden dhe 2 vajzat e tij mund te deportohen nga Pakistani pas skadimit te mases se arrestit shtepiak.

Nje gjykatës pakistanez vendosi me heret gjate ketij muaji se 5 grate do te dergoheshin ne vendet e tyre te lindjes pasi te kryenin denimin 45 ditor per qendrimin ilegal ne Pakistan.

3 vejushat te identifikuara nga zyrtaret amerikane dhe pakistaneze si Amal Ahmed Abdul Fateh, Khairiah Sabar dhe Siham Sabar kane qene ne ngarkim te pakistanit qe kur forcat speciale amerikane sulmuan kompleksion e osama bin laden ne Abotabad ku edhe u vra lider i Al Kaedes ne maj te 2011-s. Te pesta grate pranuan se kishin hyre ilegalisht ne Pakistan dhe vendosen te mosapelonin ndaj vendimit te gjykates.

Jemeni ka njoftuar zyrtarisht se do te lejoje Fateh, vejushen me te re te Bin Laden te rikthehet ne vendlindje. Nderkohe qendrimi i autoriteteve te Arabise Saudite nga ku jane 2 vejushat e tjera eshte i paqarte. Fillimisht arabia saudite ka kundershtuar rikthimin e tyre.

Bin Ladeni ka kaluar shume vite ne pakistan, qe prej sulmeve te 11 statorit ne nju jork, duke u zhvendosur nga nje zone e sigurte ne tjetren..nje deshmi e marre nga gruaja Fateh jep nje panorame te qarte te jeter se kryeterroristit ndersa forcat nderkombtare e ndiqnin. Ai dhe familja e tij leviznin nga qyteti ne qytet me ndihmen e pakistanezeve qe sipas vejushes kujdeseshin per cdo gje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA