Të folurit me vetveten është një shenjë çmendurie, por studime të reja tregojnë se në fakt, një praktikë e tillë mund të bëjë mirë në jetën e përditshme.
Një studim i Universitetit të Pensilvanisë arriti në përfundimin se të folurit me veten ndihmon dukshëm në rritjen e përqendrimit dhe përmirëson kujtesën.
Përshembull, nëse dikush nuk është në gjendje që të gjejë çelësat, duke thënë “çelësa, çelësa, çelësa” me vete, ka shumë gjasa që të kujtohet ku i ka vendosur.
Studimi tregoi se nëpërmjet shqiptimit të fjalëve, truri është në gjendje të fokusohet më shpejt drejt arritjes së objektivit të kërkuar.
Për të provuar këtë aftësi, studiuesit bënë një eksperimente mbi grupe prej dhjetëra personash, të cilëve iu kërkua që të gjenin diçka të rrallë, si gjalpi i kikirikut, në një supermarket të panjohur për ta.
Të ndarë në grupe, vullnetarët duhet të kërkonin në tre mënyrë, disa duke mërmëritur vazhdimsht “gjalp kikirikësh” në mendjen e tyre, të tjerë duke marrë udhëzime se ku ndodhej gjalpi dhe grupi i tretë, pa asnjë udhëzim, por me kushtin që të kërkonin normalisht, pa folur me vete.
Rezultatet ishin të qarta dhe pothuajse në çdo rast, njerëzit që flisnin me vete arrinin të përmbushnin detyrën e gjetjes së gjalpit të kikirikut më shpejtë se të gjithë të tjerët.
Top Channel