Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë: Jeff e kupton se sa thelbësore është siguria kombëtare Siria numëron mbi 9000 të vrarë, mes të cilëve edhe fëmijë, në një konflikt që zgjat prej më shumë se një viti.
Në këtë video të hedhur në rrjet ditën e hënë, Presidenti Sirian dhe e shoqja morën pjesë në paketimin e ndihmave për banorët e larguar nga Homs-i. Videot amatore tregojnë të mërkurën bombardimet në lagjen Al-Kalidhija, të këtij qyteti.
Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër jeta luksoze e çiftit presidencial. A ka vend për stil kur Siria po gjunjëzohet nga dhembja?
Bashkëshortet e ambasadorëve të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i drejtohen përmes një letre Asma al-Assadit, që t’i kërkojë të shoqit të ndaloje gjakderdhjen.
Huberta Von Witting, gruaja e ambasadorit gjerman në OKB, Peter Witting dhe Sheila Lioll e ambasadorit britanik Mark Lioll, përmes nje letre i apelojnë Asma al-Assadit të ngrejë zërin….
Në videon që zgjat 4 minuta u kërkohet shikuesve të firmosin një peticion për Asmën, e lindur dhe shkolluar në Britani, për të shpetuar popullin.
Huberta dhe Sheila janë të mendimit se Zonja e Parë e Sirisë nuk duhet të fshihet pas bashkëshortit.
Video nis me një foto, ku Asma shfaqet me syzet e saj të shtrenjta dhe nga një grua që mban një foshnje në krah, e rrethuar nga shumë fëmijë të tjerë?
Në letrën dërguar bashkëshortes së Al-Assad, mund të lexohej: “Një ditë, femijet tanë do të na pyesin çfarë bëmë për të ndaluar këtë gjakderdhje. Cila do të jetë përgjigjia juaj Asma”?
Asma Al Asad, një ish-bankiere është përpjekur të ruaje imazhin e një gruaje serioze e të frymëzuar nga vlerat perëndimore. Përballë heshtjes, më indinjuese ishin shpenzimet e saj për sende luksi, një skandal i publikuar fillimisht në “The Guardian”.
Ndërkohë, Bashkimi Europian i ka ndaluar asaj që të udhëtojë dhe të realizojë blerje në Europë. Me 14 prill, Këshilli i Sigurimit miratoi me unanimitet autorizimin e një ekipi prej 30 vezhguesish të mbikqyrin armëpushimin e hyrë në fuqi prej një jave në vendin arab.
Top Channel