Londër, Brooks rrezikon inkriminimin

18/04/2012 21:55

Rebekah Brooks, ish-administratore e deleguar e “News International” rrezikon të inkriminohet për pengim të drejtësisë në skandalin e përgjimeve të mediave të Rupert Murdoch.

Brooks, një nga njerëzit më të afërt të manjatit australian, është përfshirë në listën prej 11 personash për të cilët Scotland Yard ka kërkuar proçedim penal.

Dyshohet se Brooks, një mike e afërt e kryeministrit britanik David Cameron, ka mbështetur përgjimet e personave të ndryshëm nga ana e gazetave të Murdoch.

Përgjimet janë kryer nga disa detektivë privatë të paguar nga “News International” dhe janë kryer ndaj të afërmve të një vajze adoleshente të vrarë, të viktimave të sulmeve të 7 korrikut në Londër, e madje edhe të afërmve të viktimave të 11 shtatorit.

Për shkak të këtij skandali Rupert Murdoch dhe i biri dëshmuan disa herë në parlamentin britanik. Ndërsa më herët gjatë vitit, Murdoch i riu u detyrua të jepte dorëheqjen nga një prej posteve drejtuese.

Por më e rëndësishmja është se, më herët publikimi i skandalit të përgjimeve çoi në mbylljen e së përjavshmes “Sunday Times”, gazeta më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel