Kidman: Nuk e kam problem të zhvishem në filma

18/04/2012 14:45

Nicole Kidman është shprehur se nuk e ka problem të zhvishet për skenat e filmave të saj, përjashto rastet kur regjizori “e ekzagjeron”.

Aktorja fituese e një çmimi Oscar është shfaqur nudo vetëm në filmat ‘Fur’ dhe ‘Eyes Wide Shut’. Ajo thekson për revistën ‘W’: “Mbase kur të kalojnë edhe disa vite do të jetë ndryshe, por tani nuk e kam problem të zhvishem.”

44-vjeçarja, e martuar me këngëtarin Keith Urban, ka përfunduar xhirimet e filmit të saj më të fundit me titull ‘Hemingway & Gellhorn’ ku ka shumë skena erotike. Filmi tregon historinë e shkrimtarit Ernest Hemingway, i interpretuar nga Clive Owen, dhe gazetares Martha Gellhorn, e cila ka qenë e dashura dhe gruaja e tij.

“Skenat erotike ishin shumë intensive dhe të shumta. Pyeta regjisorin Phil Kaufman nëse ishin të domosdoshme këto skena sepse doja të sigurohesha se ai nuk po e ekzagjeronte. Por, ai çift ishte shumë pasionant dhe ishin të nevojshme”, thekson Nicole Kidman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA