Iranianët, të revoltuar me Ahmadinexhad

18/04/2012 00:00

Qytetarët iraniane janë të revoltuar me presidentin, Mahmud
Ahmadinexhad. Sanksionet ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara
dhe Bashkimi Europian për të braktisur programin berthamor kane
gjunjezuar ekonomine e vendit.

Mijera persona kane shkelur kufirin e varferise. Javën e kaluar, Ahmadinexhad vizitoi kryeqendren e rajonit te Hormozganit. Ne disa pamje, te shfaqura ne YouTube, ai eshte duke pershendetur turmen nga nje makine e hapur. Nje i moshuar i afrohet duke bertitur: “Kam uri”, thirrje qe e perseriti disa here.

Presidenti iranian duket i pashqetesuar dhe e shperfill, duke shtrenguar duart me qyetaret e tjere. Papritur, nje grua ngjitet ne makine, duke sfiduar edhe truprojat e presidentit. Ajo nis te flase me Ahamdinexhad e deshperuar nga veshtiresite ekonomike. Me pas ajo nuk duket me. Nuk eshte ende e qarte se si vazhdon historia e saj. Lajmi hapi edicionet e lajmeve ne Izrael. Gazeta “Times of Israel” e komenton videon si nje pakenaqesi civile ne Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA