Në Greqi kanë ndryshuar papritur kushtet meteorologjike, të cilat kanë krijuar probleme në të gjithë vendin.

Sipas mediave lokale, në shumë zona të vendit bien shira, ndërsa erërat e forta në detin Egje kanë detyruar shumë anije dhe tragete të qendrojnë në porte.

Anija “Knossos Pallas”, që vinte nga Kreta, ka arritur të hyjë në portin e Pireut vetëm pas dy orësh përpjekje për shkak të erës së fortë.

Ndërsa në zonën e Atikës shumë rrugë janë përmbytur dhe zjarrfikësit janë thirrur për të lëvizur nga rruga disa pemë të rrëzuara, kanë shtuar më tej burimet.

Top Channel