Tension mes Argjentinës dhe Spanjës

17/04/2012 17:25

Pas Britanisë, Argjentina tensionon marrëdhëniet e saj me një tjetër vend europian, këtë herë bëhet fjalë për “vendin mëmë”, Spanjën dhe shkak për këtë është bërë një vendim i Buenos Aires për të shtetëzuar kompaninë YPF, kompania e spanjolle e naftës që operon në vendin amerikano-latin.

Një vendim i tillë ka zemëruar Madridin. Kryeministri spanjoll, Marioano Rayoj ka thirrur qeverinë në një mbledhje urgjente ku është dënuar vendimi arbitrar i Argjentinës. Spanja e sheh këtë vendim si një “qendrim armiqësor” të Buneos Aires ndaj Spanjës.

Por presidentja argjentinase, Cristine de Krichner Fernandez replikoi duke u shprehur se Argjentina është i vetmi vend në Amerikën e Jugut që nuk manaxhon vetë resurset natyrore. Fernandez tha se vendimi në fjalë do të ndihmojë në rritjen e prodhimit dhe sasisë së karburantit që do të hidhet në treg, për të ndalur rritjen e cmimit të saj.

Ndërkohë, pas lajmit për shtetëzimin e YPF-së, aksionet e saj në bursat ndërkombëtare u rrëzuan me 8 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA