Propozimi japonez: I blejmë ishujt Kinës

17/04/2012 20:40

Guvernatori i Tokios, Shintaro Ishahara, deklaroi se planifikon të përdorë paratë publike për të blerë një grup ishujt, sovraniteti i të cilëve diskutohet midis Japonisë dhe Kinës.

Ishujt e pasur me pasuri natyrore, të quajtur në japonisht Senkaku dhe të njohur në kinezçe si Diaoyu, formalisht janë pjesë e Japonisë, por pretendohen edhe nga Pekini zyrtar.

Nga ana e saj, Kina e denoncoi menjëherë propozimin si të paligjshëm. Ishujt, të cilat pretendohen edhe nga Tajvani, janë bërë prej kohësh një objekt tensioni midis dy superfuqive aziatike.

Ishihara, i cili edhe më parë është vendosur në qendër të skandaleve nëpërmjet deklaratave të tij tepër të sinqerta, bëri këtë propozim gjatë një takimi për trashëgiminë kultutore, në Uashington.

Në një reagim të menjëhershëm, zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm Kinez, Liu Weimin, deklaroi: “Propozimi është tërësisht i paligjshëm, pasi Kina ka një sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt në fjalë. Çdo veprim i Japonisë në këtë drejtim, do të ishte ilegal dhe i panjohur ndërkombëtarisht”.

Ishujt e Senkakut dhe Diaoyusë, kanë fituar edhe një rëndësi të shtuar pasi testimet e fundit gjeologjike bëjnë të dyshohet se në zonë mund të ketë rezerva nafte nënujore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA