Argjentina deklaron se do të bllokojë kompaninë e angazhuar në industrinë e naftës, “YPF”, që zotërohet nga firma spanjolle “Repsol”.
Presidentja Cristina Fernandez deklaroi se një projekt/ligj do të paraqitet në Senat, për t’i mundësuar qeverisë të shpronësojë 51 për qind të aksioneve të “YPF”.
Lëvizja, e njoftuar në televizionin kombëtar, është mirëpritur nga kabineti i kryeministres dhe nga guvernatorët rajonalë në mbarë vendin.
“Energjia është një burim jetik”, deklaroi Fernandez teksa shpalli planin e saj, duke shtuar se shteti do të kontrollojë 51 për qind të aksioneve dhe pjesën tjetër provincat e vendit të pasura me naftë.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margallo deklaroi se veprimi ka dëmtuar klimën miqësore mes dy vendeve.
Duke folur pas një takimi të qeverisë, Margello tha për gazetarët se ekzekutivi i tij do të marrë “masa të forta”, edhe pse nuk saktësoi se cilat do të jenë ato.
Ndërsa kompania “Repsol”, në një deklaratë, tha se e konsideron njoftimin e qeverisë argjentinase si të paligjshëm dhe diskriminues. Në javët e fundit janë rritur spekullimet se Argjentina po planifikonte të forconte rolin e shtetit në këtë kompani.
Spanja dhe BE kishin shprehur shqetësimin e tyre edhe më herët për marrjen nën kontrollin shtetëror të kompanisë “YPF”, ku “Repsol” ka 57.4 për qind të aksioneve.
Pas njoftimit aksionet e “YPF” ranë në rreth 18 për qind në Ëall Street. “YPF” është ndodhur së fundmi nën një valë kritikash nga qeveria e Buenos Airesit.
Top Channel