Kryeministri palestinez refuzon Netanyahun

17/04/2012 18:20

Kryeministri i Palestinës u tërhoq nga një takim me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në minutat e fundit, lajmëroi pasditen e së martës “Associated Press”.

Ishte kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, ai që informoi se kryeministri Salam Fayyad nuk do të ishte i pranishëm në takimin e Jeruzalemit.

Në vend të tij, do të jetë vetë Erekat dhe një kryenegociator tjetër ai që do të përfaqësojnë palestinezët në këtë takim.

Arsyet që shpegojnë këtë ndryshim në delegacion janë ende të panjohura. Megjithatë, besohet se ajo ka lidhje me grevën e urisë të nisur nga qindra palestinezë që vuajnë burgime në Izrael, në kërkim të kushteve më të mira dhe të përfundimit të praktikës së burgosjes pa gjyq.

Ndonëse nuk është ende e qartë se sa do të zgjasë greva e urisë, grevistët i bashkohen një grupi prej dhjetë grevistësh të tjerë, që refuzojnë të hanë prej disa ditësh tashmë.

Top Channel