Itali, kompanitë automobilistike në krizë

17/04/2012 16:20

Shitjet e automjeteve në Itali pësuan një rënie drastike prej 26,7% në muajin mars, krahasuar me një vit më parë, rrjedhojë e qartë e krizës që ka përfshirë ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Megjithatë, të gjithë kompanitë europiane të prodhimit të makinave kanë regjistruar një rënie mesatare prej 7% në shitjet e tyre. Të dhënat bëhen edhe më shqetësuese duke patur parasysh se muaji mars është muaji më i mirë për tregun.

Vendi i dytë më i goditur nga kriza në sektorin e automjeteve është Franca, kompanitë e të cilës regjistruan rreth 23,2% shitje më pak.

Përsa i përket kompanive përkatëse, FIAT është më e goditura, me një rënie prej 26%, ndjekur nga dy francezet Renault dhe Peugeut, me 21 dhe 19% më pak shitje, përkatësisht.

Shitjet janë rritur në 12 muaj vetëm në tregun gjerman dhe britanik, ndërsa kompanitë që i shpëtojnë krizës janë “Daimler”, “BMW” dhe “Volksëagen”, që kanë regjistruar rritje.

Të dhënat u grumbulluan nga statistikat zyrtare të 27 vendeve që formojnë Bashkimin Europian, me përjashtim të Maltës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA