Raporti gjashtëmujor i FMN, që u publikua në pasditen e së martës, përmban parashikime shokuese për ecurinë e ekonomisë greke.

Ai  parashikon për Greqinë një ritëm zhvillimi në nivelin zero në vitin 2013 dhe kthim të saj në ritme pozitive prej viti 2014.

Në kontrast me vendet e tjera të BE që po rimarrin veten dy vendet anëtare që kanë marrë paketa huaje, Greqia dhe Portugalia, po zhyten gjithnjë e më shumë ne recension.

Sipas FMN në vitin 2011 ekonomia greke u tkurr me 6.9 përqind, sivjet recensioni do të kapë shifrën prej 4,7 përqind, ndërsa do të shkojë në nivelin zero në vitin 2013.

Papunësia nga 17.3 përqind në vitin e kaluar, ka shkuar deri tani në 19.4 përqind dhe do të qendrojë në këto nivele edhe në vitin e ardhshëm.

Përsa i përket defiçitit shtetëror ai është reduktuar nga 9.2 përqind në 2011, në 7.2 përqind sivjet, pritet të ulet në 4.6 përqind në 2013 dhe në 1.5 përqind të PBB në vitin 2015.

Greqia sipas raportit, do të ketë tepricë ose sufiçit primar vetëm në vitin 2013 në shkallën 1.8 përqind, për t’u rritur në nivelin 4.4 përqind në dy vitet e ardhshme.
 
Ndërkohë borxhi i saj kolosal, nga 160,8 përqind që shkoi në vitin e kaluar, do të reduktohet në 150,9 përqind të PBB vetëm në vitin 2015.

Top Channel