Elbasan, ngrihet shtabi kundër kultivimit të drogës

17/04/2012 00:00

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit ka ngritur shtabin që do të
merret me luftën “Kundër Kultivimit të bimëve narkotike”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues së Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, drejtues të Komunave, Prefekti dhe Nënprefektët e
këtij Qarku.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave organizative për identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike “kanabis sativa” dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autoriteteve që kanë kultivuar këtë bimë.

Njëkohësisht është hartuar një program i përbashkët me Drejtorinë Rajonale të Arsimit me qëllim “ Sensibilizimin në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike për arsimtarët, nxënësit e shklollave dhe komunitetit në tërësi”.

Sipas Kreut të Policisë së Elbasanit, Emri Vata  Qarku i Elbasanit nuk është shqetësues përsa i përket kultivimit të lendëve narkotike, ndonëse klima është e favorshme. Por gjithësei ai ka kërkuar bashkepunim me të gjitha njësitë administrative për denoncimin e rasteve.

Në ditët në vijim pritet që të ngrihen shtabe edhe ne Komisariatet e tjera të Qarkut. Më pas takimi ka vijuar me realizimin e analizës tremujore të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB