Australia afron tërheqjen nga Afganistani

17/04/2012 08:40

Kryeministrja Julia Gillard deklaroi se Australia do të tërheqë trupat e saj nga Afganistani më herët nga sa kishte planifikuar.

Zonja Gillard e bëri deklaratën e saj në një fjalim në Kanberra dhe në prag të konferencës së rëndësishme të NATO-s mbi Afganistanin, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago.

Ajo tha se trupat do të nisin tërheqjen këtë vit dhe shumica e tyre do të jenë në shtëpi brenda vitit 2013, që është edhe viti i zgjedhjeve në Australi.

Shumica e trupave ndërkombëtare do ta lënë Afganistanin nga fundi i vitit 2014. NATO është në proçesin e kalimit të kontrollit të sigurisë tek trupat lokale, gjë që ka ndodhur në disa zona me rëndësi strategjike dhe jug dhe lindje të vendit.

Aktualisht në Afganistan veprojnë 130 mijë trupa të NATO-s, nga 50 kombe që kontribuojnë në kuadër të misionit Forca Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Asistencës, ISAF.

Australia ka rreth 1550 trupa që shërbejnë atje, kryesisht në rajonin e Uruzganit. Që prej vitit 2001, 32 ushtarë australianë janë vrarë në këtë vend, bëjnë të ditur mediat australiane.

Afati i ri i prezantuar nga kryeministrja Gilard parashikon kthimin e shumicës së trupave në shtëpi përpara vitit elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA