Assange, intervistë me liderin e “Hezbollah”

17/04/2012 18:40

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange,  intervistoi liderin e fshehur të lëvizjes “Hezbollah”, Hassan Nasralaha, informoi të martën kanali rus “Russia Today”.

Intervista “e nxehtë” do të jetë e para e një cikli prej 12 episodesh të një serie dokumentarësh të quajtur “Bota Nesër”, e cila pritet të ketë protagonistë disa prej personazheve që ngjallin më shumë debat në botë. Ajo do të transmetohet në fundjavë.

”Hezbollah” konsiderohet si një lëvizje terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Izraeli. Dokumentari është realizuar nëpërmjet një videokonference, ndërsa Assange ndodhej nën arrest shtëpie ndërsa përballej me akuzat e abuzimit seksual në Britaninë e Madhe.

Emrat e të ftuarve të ardhshëm nuk janë bërë të njohur, ndonëse Assange pretendon se bëhet fjalë për njerëz, që në rrethana të zakonshme nuk lejohen të flasin.

”E di që do të kritikohem për faktin se do të transmetoj këtë cikël dokumentaresh në një televizion rus dhe që amerikanët do të pretendojnë se kjo lidhet me propagandën ruse, por është e qartë që asnjë platformë tjetër televizive nuk do të ma lejonte këtë mundësi”, u citua Assange, sipas “RT”.

Aktualisht, themeluesi i “Wikileaks”, uebsajtit të bërë të famshëm për zbulimin e qindra mijëra kabllogrameve të fshehta të administrarës dhe shërbimit diplomatik amerikan, vazhdon të jetë i vendosur nën regjimin e arrestit në shtëpi, në pritje të vendimit për ekstradimin e tij në Suedi, ku ndiqet për akzuën e abuzimit seksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA