“Skandali në Kolumbi, turp për SHBA”

17/04/2012 04:15

Pretendimet se agjentët e Shërbimit Sekret dhe personelit ushtarak kanë angazhuar prostituta në Kolumbi janë një turp, tha oficeri më i lartë i ushtrisë së SHBA-ve.

“Ky skandal na ka tupëruar, pasi të gjithë tani flasin për të dhe jo për konferencën e cila duhet të ishte në qëndër të vëmendjes për shkak të rëndësisë që kishte për presidentin tonë”, tha Shefi e Shtabit, Martin Dempsey, në një konferencë shtypi në Pentagon.

Shërbimi Sekret dhe personeli ushtarak janë marrë në pyetje mbi akuzat për shkelje në prag të vizitës së presidentit Obama për një samit në Kolumbi në fundjavë.

Njëmbëdhjetë agjentë të shërbimit sekret u pezulluan dhe u dërguan mbrapsht.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Pak u tha gazetarëve të hënën se numri i stafit ushtarak të përfshirë mund të jetë më shumë se pesë, raportuar fillimisht.

Top Channel