
Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës, në bashkëpunim me Shërbimin e
Kontrollit të brendshëm ka autorizuar arrestimin e Shefit të Krimeve të
Komisariatit numër një në Tirane, Fatos Goxhaj, pasi akuzohet se
përfitonte para për të mbyllur çështje kriminale.
Sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ai ishte në përgjim për disa kohë, pasi dyshohej se favorizonte persona të hetuar për krime të ndryshme, duke u mbyllur hetimet në këmbim të të hollave.
Drejtoria e Policise së Qarkut Tirane nuk ka bere ende asnje deklarate ne lidhje me arrestimin e Goxhajt, nderkohe qe burime te policise bejne te ditura se Goxhaj ka marre nje rryshfet prej 3 mije e 800 euro per te mbyllur nje dosje policore.
Arrestimi i sotem eshte nder te paktat raste kur akuzohet per korrupsion nje oficer policie i rangut te larte ne vitet e fundit. Goxhaj kryente detyren e Shefit te Krimeve prej disa muajsh, ne nje nder komisariatet me te rendesishme te Tiranes.
Top Channel