Siri, nisin punën vëzhguesit e OKB-së

16/04/2012 00:00

Vëzhguesit e parë të OKB-se nisën punën në Siri, ku ata po mbikëqyrin
armepushimin. Ekipi prej gjashte monitoruesish do të zhvillojë takime me
qeverinë siriane dhe opoziten dhe më pas do të nisin punën në terren.

Ekipi i Departamentit te Operacioneve Paqeruajtese mberriti ne Damask te dielen, nje dite pasi Keshilli i Sigurimit miratoi rezoluten qe autorizonte zhvendosjen e tyre.

Agjensia shteterore e lajmeve SANA raportoi se vendi mirepriti monitoruesit dhe shpreson qe ata te shohin me syte e tyre, krimet qe jane kryer nga grupet e armatosura. Sipas Qeverise, ata kane intensifikuar sulmet kriminale prej te enjtes kur nisi zbatimi i armepushimit.

Qeveria siriane deklaron se grupet terroriste kane intensifikuar sulmet kriminale prej zbatimit te armepushimit.

Eksperte të tjerë pritet të mbërrijnë më vonë, gjatë ditës, deri në fund të javës do te jene 30. Por, pavarësisht armepushimit, tensionet dhe dhuna ka vazhduar. Te dielen, te pakten 25 persona humben jeten, shume prej tyre ne Homs. Aktivistet raportojne se forcat e armatosura vazhdojne te bombardojne bazat e opozites. Pamjet filmike tregojne shperthimet qe vazhdojne cdo gjashte minuta ne lagjen Kalidija. Sipas perfaqesuesve te opozites, te pakten dy persona humben jeten ne Hama, por pretendimet nuk jane verifikuar ne menyre te pavarur.

Sipas planit gjashte pikesh te te derguarit te Liges Arabe, Kofi Anan, qeveria e Damaskut duhet te kishte terhequr ushtaret dhe armatimet me 10 prill.

Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki MUn shprehu shqetesim duke thene se bota po ndjek me skeptizimen, nese armepushimi- qe u arrit te enjten- eshte i qendrueshem. Per OKB-ne te pakten 9000 persona kane humbur jeten prej nisjes se protestave ne Mars te vitit 2011. Ne Shkurt, qeveria siriane raporton per mbi 3800 te vrare, 2493 civile dhe 1345 ushtare.

Top Channel