Shkodër, reshjet përmbysin tokat

16/04/2012 00:00

Reshjet e shiut kanë përmbytur dhjetra hektarë tokë në Nënshkodër duke rikthyer pamjet e përmbytjeve të një viti më parë.

Në brendësi të zonës së Nënshkodrës janë me qindra dynym tokë nën ujë dhe fushat kanë marrë pamjen e një liqeni.

Nga përmbytja janë prekur tokat e tre komunave që ndodhen në kufi me njëra-tjetrën Dajçit, Bushatit dhe Velipojës.

Në dy anët e rrugës nacionale Shkodër-Velipojë, pranë urës së Gjo Lulit, uji ka mbuluar sipërfaqe të tëra toke.

Për momentin kjo përmbytje nuk ka krijuar probleme për banesat apo njerëzit pasi ndodhet larg zonës së banuar, të vetmet dëme janë disa hektarë të mbjella.

Situta e përmbytjes është krijuar vetëm nga reshjet pasi nga hidrocentralet nuk ka pasur shkarkime.

Top Channel