Ndotja, delfin në bregdetin e Durrësit

16/04/2012 00:00

Dallgët kanë nxjerrë një delfin të ngordhur në plazhin e Durrësit. Banorët e sektorit “Hekurudha” të plazhit kanë pikasur kafshën inteligjente të ujërave në breg të detit.

Delfini që duhet të ketë ngordhur ditë më parë është afërsisht dy metra i gjatë dhe peshonte mbi 150 kilogram. Ndotja detare dyshohet të jetë shkak i ngordhjes së tij.

Ujërat e Mesdheut janë tepër të pasura në format e jetës, si të gjallesave ashtu dhe bimëve, po ndotja e ujërave detare dhe ndryshimi i kushteve klimaterike vitet e fundit, vlerësohet nga ekspertët e mjedisit, kanë nisur të dëmtojnë rëndë ekosistemet.

Rreth 400 specie të reja kafshësh detare dhe bimësh kanë hyrë në Mesdhe, si barracuda, peshkaqeni tigër, makroalgat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA