
Krerët e dy federatave të futbollit, shqiptare dhe asaj italiane kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e cila konsiston në zhvillimin e futbollit, sidomos atij shqiptar.
“Marrëveshja parashikon bashkëpunim në gjithcka, zhvillimin teknik të futbollit dhe përmirësimin e shkollave dhe kurseve, përmirësimin e arbitrimit ku besoj se ne më shumë do të përfitojmë se sa do të japim. Marrëveshja nuk parashikon që futbollistët shqiptarë do të luajnë si jo ekstrakomunitarë në Itali, megjithatë ky është vetëm fillimi dhe duke patur eksperienca të tilla me Greqinë dhe Francën, ndoshta do të vlerësohet në të ardhmen”, tha në fjalën e tij, kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete i ka lënë një rrugë të hapur organizimit të një ndeshjeje miqësore mes kombëtareve të të dyja vendeve.
“Gjithnjë kemi patur dëshirën për të qenë një grup në eleminatoret e një europiani apo botërori, por kjo s’ka ndodhur. Problemi nuk qendron te ne, por te datat e lira. Dëshira është e përbashkët, por duhet të gjejmë një datë të lirë për të dyja skuadrat. Ne do të luajmë në europian dhe pas kësaj, shtatori dhe tetori janë data të eleminatorëve të botërorit. E dimë që ky vit është një vit i rëndësishem për vendin tuaj, do të punojmë që këtë miqësore ta organizojmë sa më shpejt”, deklaroi Giancalro Abete, president i FIF.
Top Channel