Messi: Nuk largohem kurrë nga Barcelona

16/04/2012 12:55

Në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve kundër Chelsea, Leo Messi i ka shprehur edhe një herë tjetër besnikërinë e tij Barcelonës.

“Zemra ime i përket Barcelonës dhe dita që unë do të kërkoj largimin nuk ka për të ardhur kurrë. Që kur kam ardhur në Katalonjë kam pasur dëshirë të luaj gjithmonë për Barçën. Kurrë nuk i dihet të ardhmes, por nëse do të varej vetëm nga mua do e përfundoja karrierën në Barcelonë”, u shpreh ylli argjentinas për ‘The Sun’.

Messi lavdëroi kampionatin anglez të futbollit, por refuzoi mundësinë që një ditë të luante për një nga gjigandët e Premier League.

“Është një kampionat shumë i bukur dhe sa herë që kam mundësi i shikoj ndeshjet në televizor. Është shumë kompetitiv dhe luhet shpejt, me zemër dhe vendosmëri. Edhe tifozët e mbështesin shumë skuadrën. Sa herë që kam luajtur kundër kombëtares angleze kanë qenë ndeshje të bukura. Ekipet angleze janë të forta fizikisht, por kur mbaron ndeshja të japin dorën edhe nëse kanë humbur. Gjithsesi nuk mendoj se do të luaj ndonjëherë në Angli sepse nuk më shkon në mendje largimi nga Barcelona”, deklaroi Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA