Londër, ulje urgjente për avionin me 312 udhëtarë

16/04/2012 15:50

Të gjitha fluturimet në aeroportin “Gatwick” në Londër u ndërprenë mbi një orë, pasi një avion i “Virgin Airlines” u detyrua të realizonte një ulje urgjente, pas shfaqjes së tymit në kabinën e pilotëve.

Avioni “Airbus A330”, i cili transportonte 299 udhëtarë dhe 13 antarë të stafit nga një aeroport londinez drejt Orlandos, në SHBA, pësoi avari vetëm disa minuta pas nisjes dhe realizoi një ulje të menjëhershme.

Të gjithë pasagjerët u evakuan brenda pak minutash pas prekjes së tokës, ndërsa shërbimet zjarrëfikëse rrethuan avionin për siguri. Pasi u konstatua se nuk kishte më asnjë rrezik, avioni u tërhoq drejt një zone të veçuar të aeroportit, ku do t’i nënshtrohet hetimeve për origjinën e problemit.

Disa udhëtarë përshkruan në mediat britanike tmerrin që përjetuan kur iu komunikua se duhet të realizonin një ulje urgjente në tokë.

Disa prej 299 pasagjerëve patën nevojë për asistencë psikologjike, për të kaluar tronditjen që zgjati 15 minuta, nga momenti i komunikimit të problemeve, deri në evakuimin e plotë të “Airbus 330”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA