Kroacia mbështet anëtarësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në
NATO.Një përkrahje të tillë e ka shprehur në Prishtinë gjatë së hënës
shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, gjeneral lejtnant
Drago Lovriç, pas një takimi me komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant
Kadri Kastrati dhe ministrin e kësaj force, Agim Çekun.

”Pasi Froca e Sigurisë së Kroacisë është anëtare e NATO-s e ka edhe interesin që edhe Forca e Sigurisë së Kosovës sa më shpejt të anëtarësohet në NATO… Ushtria Kroate ka aftësi të gjerë në shkollimin e ushtrisë, kështu që po shikojmë mundësinë që të ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës në trajnimin e mëtejshëm”, tha Lovriç.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se janë në pritje të miratimit të kërkesës së KFOR-it nga NATO-ja se “FSK-ja është operacionale”.  

“Deri më tani Forca e Sigurisë së Kosocës ka arritur t’i përmbush të gjitha objektivat dhe kriteret që janë parashtruar nga ana e NATO-s, dhe ne jemi në fazën e miratimit, apo në kohën kur Këshilli Veriatlantik i NATO-s pritet që shpejt të miratojë kërkesën e komandantit të KFOR-it që FSK është operacionale”, tha Kastrati.

Gjeneral lejtnant Kastrati, i cili ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kroacisë si pjesë e Armatës Kroate, u dakordua me homologun e tij për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave.

Ndryshe, Lovriç nuk u deklarua kur u pyet nëse edhe Kosova duhet të veprojë në veri sikurse Kroacia, kur shtriu autoritetin në një pjesë të territorit përmes operacionit “Stuhija”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA