Nisi të hënën në Zagreb proçesi më i madh për korrupsion në historinë e Kroacisë, që si të pandehur sheh ish-kryeministrin Ivo Sanader dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

Të gjithë ata akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë ilegale të paktën 10 milionë euro fonde publike për të krijuar një fond të zi, për të financuar fushatën elektorale të partisë.

Partia e drejtuar nga zoti Sanader, Unioni Demokratik Kroat, HDZ, qeverisi vendin ballkanas nga viti 2004 deri në 2011.

Vetë Sanader filloi të ndiqej penalisht pasi la postin dhe përfundoi në sallën e gjyqit pas një arratije të shkurtër në Austri, ku shpresonte se do t’i shpëtonte proçesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA