Për herë të parë, që prej krijimit të Njësisë së Përbashkët Hetimore,
Task Force, ne kohen e ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Prokurorja e
Përgjithshme, Ina Rama ka urdhëruar një kontroll në të gjitha zyrat e
kësaj strukture në rrethe dhe në Tiranë.

Lajmi behet i ditur nga burime jo zyrtare të Top Channel, të cilat pohuan se verifikimet e kesaj njesie, qe me pas do te perqendrohen ne Prokurorine e kryeqytetit, kane synim te shikojne se sa zgjasin hetimet, perse zgjaten afatet e hetimit dhe te cilit nivel jane zyrtaret e hetuar nga Njesia Task Force.

Qe prej krijimit te kesaj Njesie fillimisht ne kryeqytet e mandej ne Gjirokaster, Vlore, Durres, Fier, Korçe dhe Shkoder, u tha se kjo Njesi do te ndiqte penalisht, te gjitha veprat penale me natyre korrupsioni, te kryera nga zyrtare te te gjitha niveleve, perjashto zyrtaret me imunitet, qe ne rastin e konstatimit te shkeljeve, duhet t’i kalojne Prokurorise se Pergjithshme.

Veprat penale qe hetohen nga kjo Njesi jane korrupsioni aktiv dhe pasiv, pastrimi i parave, evazioni fiskal dhe shkeljet ne fushen e doganave. Aktualisht vetem Njesia Task Force ne Prokurorinë e Tiranës ka nen hetim dosje qe kane bere buje siç eshte verifikimet per ndryshimin e projektit te sheshit “Skenderbej”, koncensionet hidrike, koncensionet minerare, skandalin e tenderave te skrapit apo hetimet per kompanine CEZ. Por te gjitha keto dosje ende nuk kane shkuar ne gjykate per shkak te veprimeve te shumta hetimore qe po kryhen dhe shkresave te derguara ne disa ministri.

Ne disa raste jo zyrtarisht prokuroret e kesaj njesia jane shprehur se institucionet vonohen ne kthimin e pergjigjjeve per marrjen e dokumentacionit duke u bere shkas per zvarritjen e hetimeve. Nuk dihet ende se cili eshte shkaku i ketyre kontrolleve qe vijne pak dite pas perplasjes mes Ministrise se Drejtesise dhe organit qendror te akuzes, perplasje e cila u thellua menjehere sapo Ministria kritikoi disa prokurore per afatet e hetimit. Ne relacionin e saj, Ministria theksonte se ne disa raste vendimet per zgjatjen e hetimeve perpilohen formalisht nga prokuroret, duke demtuar perfundimin e procesit penal.

Top Channel