Shpërndanë në rrjet teorinë se Brigitte Macron është mashkull, dhjetë persona dalin në gjyq në Paris për ngacmim online ndaj gruas së Presidentit të Francës
Policia franceze ndaloi të hënën dy të dyshuar si autorët e katër vrasjeve të ngjashme në periferinë e Parisit, ngjarje që besohen se janë vepër e një vrasësi në seri.
Viktima e parë u regjistrua në nëntor, ndërsa e katërta, një nënë 48-vjeçare, u ekzekutua në një mënyrë pothuajse identike në 5 prill.
Hetuesit bënë me dije se e njëjta pistoletë gjysmë-automatike është përdorur në të katërta këto vrasje, në lagjen Essonne, por arma ende nuk është zbuluar.
Megjithatë, një motoçikletë në pronësinë e një prej të dyshuarve është sekuestruar në cilësinë e provës mariale, pasi i përgjigjet përshkrimit të një dëshmitari pamor të një vrasjeje.
Policia nuk ka konfirmuar ende se është arrestuar vrasësi i vërtetë në seri, por ka përjashtuar çdo lidhje midis ngjarjeve të ndodhura në Tuluzë një muaj më par, kur Mohamed Merah, një islamist ekstremist, i motivuar nga ndienja raciste, vrau shtatë persona.
Në ngjarjet e ndodhura në periferinë pariziene, vrasësi është laguar gjithmonë me një motoçikletë pasi ka qëlluar viktimat e tij të përzgjedhura, në dukje, në mënyrë rastësore.
Top Channel