Projektligji për Gjykatën Speciale dërgohet në Qeveri, 120 pako dorëzohen pas protestës në Prishtinë Një grup personash të panjohur kanë sulmuar të shtunën pasdite një të ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima pas kërkimit të ndihmës në Qendrën e Emergjencës në Mitrovicë, është lëshuar në shtëpi.
Sipas deklaratave të viktimës sulmuesi ishte i nacionalitetit boshnjak, i cili ka lidhje të forta me grupe kriminale serbe në veri. Për më tepër viktima dyshon se, incidenti ka mundur të ndodhë për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga Këshilli i Rinisë të Mitrovicës të premten kundër EULEX-it.
Në anën tjetër, autoritet serbe brenda 17 ditësh kanë arrestuar 5 qytetarë të Kosovës, përshirë këtu edhe dy policët që u liruan pas 48 orësh. Arrestimi i fundit është Mark Koshnjeti, ai u kap të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka cilësuar “edhe politik” arrestimin e kosovarit nga pjesëtarët e MUP-it serb të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe.“janë arrestime edhe politike”, ka deklaruar ministri Rexhepi.
Lajmi për arrestimin e 5 shqiptarëve të Kosovës nga autoritet serbe si zakonisht e ka dhënë ministri serb për Punë të Brendshme, Ivica Dacic.Ai ka thënë se shqiptari kosovar “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë”.
Arrestimet e shqiptarëve që dalin në Serbi nisën më 28 mars, kur u arrestua kryesindikalisti i Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi dhe Adem Murseli, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë-Serbi.
Top Channel