SHBA, tornado në horizont

14/04/2012 00:00

Një stuhi e fortë pritet të godasë zonën perëndimore të Shteteve të
Bashkuara, ku meteorologët kanë paralajmëruar banorët që të kenë kujdes.

Shtetet nga Teksasi në Minesota janë vënë në alarm, me ekspertët e tornadove që thonë se stuhitë e së shtunës mund të përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.

Ditën e premte tornadoja i parë kaloi në Norman të Oklahomës, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Tornadot në Amerikë kanë vrarë të paktën 39 persona që nga fillimi i vitit 2012. Në mars, një prej tyre goditi dhunshëm shtetet Indiana, Kentaki, Ohajo, Xhorxhia dhe Alabama.

Ndërsa në fillim të prillit, e gjithë zona nga Dallasi në Fort Uorth u godit keq me qindra fluturime që u anuluan, por për fat të mirë pa asnjë viktimë të regjistruar.

Stuhitë më të egra janë parashikuar të godasin Kansasin dhe Oklahomën ditën e shtunë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e lartë që do të vijë nga rrufetë në lindje të Nebraskës dhe në Ajoua. Përveç zonave të sipërpërmendura, në alarm është vënë gjithashtu dhe shteti i Illinoisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA