Santorum në gjurmët e Romney-t

14/04/2012 00:00

Pasi braktisi garën “brenda llojit”, ish-pretendenti republikan për të qenë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara, Rick Santorum, po ecën në “gjurmët” e Mitt Romney-t.

Santorum zhvilloi një takim me Shoqatën Kombëtare të Armëve në Shtetet e Bashkuara (National Rifle Association) të cilës i njohu meritat për promovimin dhe zbatimin e lirive individuale në SHBA.

“Kjo shoqatë është një flamur i lirive të individit. Asnjë grup, organizatë apo shoqatë tjetër nuk ka bërë më shumë se sa ju për të promovuar lirinë dhe të drejtën e mbajtjes së armës në Shtetet e Bashkuara, duke kontribuar njëkohësisht edhe në liritë dhe të drejtat e tjera themelore individuale”, deklaroi Santorum në fjalën e mbajtur në konventën e kësaj shoqate në Misuri.

Ky qendrim i tij përputhet plotësisht me atë të mbajtur nga Mitt Romney, por me dallimin e vetëm se Romney, i mbetur thuajse pa rival në garën mes republikanëve për t’u përzgjedhur kandidat për president, e ka shprehur këtë gjatë fushatës së konservatorëve disa herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA