Samiti i Amerikave, Castro: Historik

14/04/2012 00:00

Në Kolumbi po mbahet Samiti i radhës i Amerikave, samit që mbledh të gjitha shtetet e Amerikës Latine, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Samiti që njihet ndryshe si “samiti i guayaberas” (lloj këmishe elegante e Karaibeve), është cilësuar si historik edhe nga lideri kuban, Fidel Castro.

Duke komentuar punimet, Castro tha se ky samit do të mbahet mend gjatë për presionin e ushtruar nga vendet e Amerikës Latine ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të “lënë të qetë Kubën”.

Kryetema e punimeve të Samitit të gjashtë të Amerikave është “lidhja mes shteteve dhe popujve për partneritet dhe zhvillim”.

Samiti do të bashkojë këtë fundjavë, 34 liderët e vendeve të Amerikës Latine, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Top Channel