Sërish ka përplasje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Federatës së Bujqëve të Kosovës. Kjo e fundit të shtunën grisi memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë me arsyetimin se nuk po e respekton atë.

Nga ana tjetër në Ministrinë e Bujqësisë bëjnë të ditur se nuk do t’i kompensohen humbjet e shkaktuara nga mosshitja e patateve.
    
Por në fakt as Ministria e Bujqësisë nuk është e interesuar të bashkëpunojë më me sindikatën të cilën e përfaqëson  Tahiri. Duke folur  për mediat zyrtarët e kësaj ministrie thonë se Tahir Tahiri nuk i përfaqëson fermerët kosovarë si dhe të anëtarësuar në shoqatë janë vetëm 60 fermerë.

Por duket se edhe Ministria e Bujqësisë nuk i ka punët mirë me fermerët sepse kur pyetet për bashkëpunimin me ta, sërish akuzon sindikatën se i ka izoluar ata.
 
Duke folur për pataten e cila nuk është shitur për shkak të çmimit të lartë nga doganat shqiptare, Behramaj tha se fermerët kanë edhe dy muaj kohë për eksportin dhe shitjen e patateve. Nga ana tjetër Federata e Sindikatës së Bujqëve paralajmeroi se do zhvillojë edhe një protestë, por nuk do të lajmërojë policinë sepse policia sipas FSBK pengon protestën e tyre.

Top Channel