Guinea Bisau, mister fati i kryeministrit

14/04/2012 09:25

Një seri konfuzionesh kanë lindur mbi fatin e kryeministrit të Guinea Bisaut, Carlos Gomes Junior, pasi ushtarët nisën një grusht shteti.

Raportime të mëhershme sugjeronin se zoti Gomes ishte arrestuar nga ushtria, por burime diplomatike thanë për BBC se besonin se ai ndodhet i fshehur diku në kryeqytetin Bisau.

Ushtarët janë parë të vendosen jashtë ambasadave të ndryshme, në përpjekje për të gjetur zotin Gomes, që po garon për president. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar ashpër revoltën e së enjtes.

Përmes një deklarate për shtyp është dneoncuar hapur sulmi i ushtarakëve ndaj politikanëve dhe u është bërë thirrje rebelëve të sigurohen që siguria e presidentit të garantohet.

Në Bisau gjithësesi, një komunikim i bërë nga komanda ushtarake, siç janë vetëquajtur rebelët, sugjeroi se trupat kanë arrestuar kreun e forcave të armatosura, Antonio Indjai.

Më herët gjatë së premtes, në një komunikatë ushtarake, atashehu Francelino Cunha tha se kryeministri Gomes ishte arrestuar brenda shtëpisë së tij, që u bë skenë e luftimeve të ashpra të armatosura gjatë natës së të enjtes.

Deklarata e OKB-së thoshte se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së iu bëjnë thirrje të gjitha palëve që të vetëpërmbahen, të shmangin dhunën dhe të ruajnë qetësinë.

“Ndjejmë keqardhje të thellë që këto ngjarje po ndodhin në prag të nisjes së fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA