Bari, grabitje me armë, vritet shitësi

14/04/2012 04:00

Një person 37 vjeçar, u vra natën e kaluar me armë zjarri nga afër, në dyqanin e tij të mishit në Ruvo di Puglia në Bari të Italisë.

Gjithçka mendohet të ketë ardhur si pasojë e një grabitjeje të planifikuar nga katër persona.

Sipas policisë, hajdutët kanë hyrë me forcë në dyqan, shumë më pas orarit të mbylljes, në mënyrë që të bënin të tyret fitimet e ditës.

Viktima, që ndodhej ende duke punuar për të vënë në rregull dyqanin, është përpjekur t’u përgjigjet grabitësve gjë që duket se ka shkaktuar reagimin fatal të kriminelëve.

Ata më pas janë larguar më këmbë, sipas disa dëshmitarëve që i kanë parë nga larg. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ndihma e shpejtë por tregëtari në atë kohë kishte vdekur.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA