Siri, shkelet armëpushimi

13/04/2012 01:30

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë vëzhgues në Siri për të mbikqyrur zbatimin e armëpushimit, pas ditës së parë, gjatë së cilës palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje. Damasku u përgjigj se do të pranojë ekipin e monitoruesve.

Plani nisi te zbatohej ne oren 6 te mengjesit te se enjtes.Opozita tha se tre persona u vrane ne Idlib dhe Hama, ndersa qeveria siriane raportoi per nje person te vrare pas shperthimit te nje bombe ne rrugen e Alepit. Me kalimin e oreve nuk pati raportime te tjera per sulme. Autoritetet siriane duhet te terheqin trupat dhe tanket nga qytetet, gje qe duhet te kish ndodhur te marten.

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit miratuan kërkesën e Anan ndërsa Ministri i Jashtëm francez, Alen Zhupe tha se projekt/rezoluta do të paraqitet shpejt. Bëhet fjalë për një ekip prej 20 – 30 vëzhguesish që do të përcaktojnë nëse ekzistojnë kushtet për një mision të plotë.

Opozita tha se tre persona u vranë në Idlib dhe Hama, ndërsa qeveria siriane raportoi për një person të vrarë pas shpërthimit të një bombe në rrugën e Alepit. Me kalimin e orëve nuk pati raportime të tjera për sulme.

Autoritetet siriane duhet të tërheqin trupat dhe tanket nga qytetet, gjë që duhet të kish ndodhur të martën.

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan u shpreh i inkurajuar por sipas tij Siria duhet të përmbushë plotësisht të gjashtë pikat e dokumentit të tij.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit se të gjitha palët kanë detyrime të zbatojnë plotësisht planin e paqes, të tërheqin ushtarakisht dhe më pas të lëvizin drejt një procesi politik.

Plani nisi të zbatohej në orën 6 të mëngjesit të së enjtes.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton e quajti një hap të rëndësishëm armëpushimin, por ripërsëriti se presidenti Bashar Al Asad duhet të ikë.

“Nëse mban, armëpushimi është një hap i rëndësishëm por paraqet vetëm një element të planit të të dërguarit special. Sic raportoi Kofi Anan, regjimi i Asad deri tani ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve kryesore”, tha Klinton.

SHBA mbështet zhvendosjen e ekipit të OKB-së, por ata duhet të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin, për të takuar të gjithë sirianët.

Top Channel