Procesi “Guinness” në gjykate

13/04/2012 00:00

Ky është procesi gjyqësor që ka shënuar rekordin më të madh në
drejtësinë shqiptare të kohezgjatjes së një procesi penal, i cili ka nën
gjykim ish-komandantin e Gardës së Republikës Xhahit Xhaferrin dhe
ish-shefin operativ Arjan Cenga, nën akuzë për rebelim dhe dezertim,
akuza që lidhen me ngjarjet e vitit 1997.

Dy ish-ushtaraket, te denuar vite me pare nga Gjykata e Tiranes dhe ajo e Apelit, u rikthyen per rigjykim ne vitin 2009 nga Gjykata e Larte, por megjithese kane kaluar tre vjet ky gjyq eshte ende ne fillimet e tij.
Burime te gjykates pohuan se per shkak se kane kaluar 15 vjet shume nga deshmitareve te kerkuar nuk u gjenden adresat. Ne te gjitha seancat eshte kerkuar nderhyrja e polcise per te gjetur deshmitaret edhe pse kjo deri me tani ka rezultuar e pafrytshme. Deri me tani ne kete proces penal kane deshmuar vetem 15 deshmitare, nderkohe qe pritet per t’u degjuar edhe gati 50 te tjere, mes te cileve edhe ish-ministri i Brendshem Belul Celo.

Nga monitorimi qe Top Channel i ka bere ketij procesi gjyqesor rezulton se me se shumti ne seanca zhvillohet vetem apeli i paleve dhe kur ato jane prezente ne salle, atehere behet shkak shtyrja e procesit per shkak te deshmitareve. Dy te pandehurit perfaqesohen nga dy avokate femra te caktuara nga shteti çka do te thote se gjyqi ndaj tyre zhvillohet ne mungese. Nje arsye me shume per ta rikthyer serisht kete gjyq per rigjykim ne te ardhmen, per shkak te mos njoftimit te paleve.

Top Channel