Plazhi i Durrësit, edhe kete vit me ujera te zeza

13/04/2012 00:00

Ndonëse është përcaktuar qartë profili turistik i Gjirit të Durrësit,
plazhet dhe ujërat detare përgjatë tij vazhdojnë të ndoten nga shkarkimi
i ujërave të zeza.

Si rezultat i mostrajtimit paraprak te ujerave qe derdhen ne Adriatik edhe kete vit deti bashke me qindra mijera pushues ditore do te vuaje pasojat e ndotjes nga derdhjet e ujerave te zeza dhe ujerave industriale ne te.

Me problematike mbeten situata e plazheve ne jug te Durresit, si dhe zona e Currilave. Ne kuadrin e permbushjes se objektivave per mbrojtjen e cilesise se ujerave, pjese kjo dhe e pergjegjesive qe Shqiperia ka mbi bazen e marrëveshjeve dhe protokolleve nderkombetare, si dhe detyrimit ndaj qytetareve dhe turisteve per nje mjedis te paster dhe pushime cilesore ne bregdet, vazhdojne punimet per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve.

Ndertimi i ketij rrjeti dhe lidhja e tij me impiantin e filtrimit te ujerave te zeza ne Vrrine te Durresit eshte deklaruar zyrtarisht se perfundon ne vjeshten e ketij viti, gje qe do te thote se dhe kete vit do te kemi nje sezon problematik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB