Obama mbron bashkëshorten e Romney

13/04/2012 09:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një fjalim televiziv, i doli në mbrojti bashkëshortes së rivalit të tij republikan, Mitt Romney, duke thënë se nuk ka një detyrë më të vështirë se sa të jesh nënë.

Obama iu përgjigj kështu komenteve të dala nga vetë drejtuesit e fushatës së tij zgjedhore, të cilët sulmuan Ann Romney për faktin që “nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e saj”.

”Marrja me politikë është një sfidë e vështirë dhe kërkon shumë kohë, ndërsa familja jo gjithmonë del “vullnetare” për të përballuar këtë stil jetese. Unë mendoj se Zonja Romney ka patur një detyrë po aq të vështirë sa bashkëshorti i saj, duke qenë një nënë e përkushtuar që ka mbajtur të bashkuar familjen”, deklaroi Obama.

Zonja Romney, 62-vjeçare, ka rritur pesë fëmijë, ndërsa është duke luftuar që prej vitit 1998 për të përmbajtur avancimin e sklerozës së shumëfishtë, nga e cila është prekur.

”Unë nuk e kam zakon të merrem me bashkëshortet e kandidatëve të tjerë politikë. Në pikëpamjen time të përgjithshme, është e domosdoshme që të gjithë ne që jemi pjesë e jetës publike, të zhvillojmë një lojë të ndershme, në të cilën familjarët tanë të mos përfshihen”.

Në përgjigje të akuzave, Zonja Romney u përgjigj në llogarinë e saj në “Tëitter”: “Unë kam zgjedhur që të qëndroj në shtëpi dhe të rris pesë djemtë tanë. Më besoni, kjo nuk është aspak detyrë e thjeshtë”.

Me këtë deklaratë u solidarizuar Zonja e Parë e vendit, Michelle Obama, që gjithashtu në rrjetin shoqëror u përgjigj: “Çdo nënë punon shumë dhe meriton shumë respekt”.

Top Channel